terezanews











{Shkurt 9, 2012}   Forbes: Femrat me te pushtetshme ne planet
  Revista “Forbes” publikoi listen me 100 femrat me te pushtetshme te planetit. Dhjete vendet e para jane monopol i grave qe vijne nga bota e politikes dhe ajo e biznesit.

Po kush jane dhjete vendet e para?

1) Angela Merkel, 57 vjec: Vleresohet nga Forbes fale udheheqjes se vendit me te fuqishem ekonomikisht te eurozones dhe per ndikimin e Gjermanise dhe te saj personal ne politikat financiare ne kete kohe krize ne Europe.

2) Hillari Klinton, 63 vjec: Sekretarja amerikane e Shtetit ndodhet ne vend te dyte fale pushtetit qe i jep asaj pozicioni ne krye te diplomacise amerikane. Klinton vleresohet per qendrimet e mbajtura ndaj protestave ne boten arabe.

3) Dilma Rusef, 63 vjec: Presidentja e Brazilit e mandatuar ne fillim te ketij viti, shpejt do te ambientohej me postin e numrit nje te nje nder shteteve qe ka nje performance zhvillimi ne fushen ekonomike mjaft pozitive. Rusef vleresohet per rritjen e influences politike globale te Brazilit.

4) Indra Noji, 55 vjec: Drejtuese e gjigandit amerikan te pijeve freskuese, Pepsi. Vleresohet per aftesine e saj per gjetjen e tregut dhe per rritjen e shitjeve per kompanine qe drejton.

5) Sheril Sandberg: 41 vjec: Drejtoresha e rrjetit social Facebook. Shume besojne se pas suksesit te pjelles se Mark Zurkerberg fshihet pikersiht Sandberg. Largimi nga Google Inc. per tek Facebook ishte edhe “molla e sherrit” mes dy kompanive gjigande te internetit.

6) Melinda Gejts, bashkethemeluese dhe bashkedrejtuese e fondacionit “Bill & Melinda Gates”. Fale drejtimit te saj, fondacioni ka krijuar nje imazh teper pozitiv ne SHBA duke terhequr mjaft fonde per personat ne nevoje.

7) Sonia Ghandi, 64 vjec: Kryetarja e Partise se Kongresit Kombetar ne Indi. Pavaresisht luhatjeve ne hierarkine drejtuese te Indise, vazhdon te mbetet nje nder personat me me shume influence ne vend.

8) Mishel Obama, 47 vjec: Zonja e Pare e Shteteve te Bashkuara mbetet ne top 10. Vleresohet roli dhe sjellja model si bashkeshorte e presidentit te Amerikes, dhe natyrisht ka ndikimin e saj per cdo vendim te bashkeshortit.

9) Kristine Lagarde, 55 vjec: Kur mbante postin e Ministres se Financave ne France as qe mund te mendohej se do te ndodhej ne top 10 e femrave me te fuqishme te planetit. Por pozicioni ne krye te FMN-se, e rendit Lagard ne vendin e 9 te femrave me te fuqishme ne planet.

10) Irene Rosenfild, 58 vjec: Drejtuesja ezkekutive e “Kraft Foods” ne Shtetet e Bashkuara. Fuqizimi tej mase i kompanise nen drejtimin e saj, automatikisht fuqizoi edhe personalitetin dhe influencen e Rosenfild.

E gjithe top 10 e femrave me te fuqishme ne planet eshte “pushtuar” nga femra qe vijne nga bota e politikes apo e biznesit. Surprize eshte kengetarja Lady Gaga, qe sipas Forbes pozicionohet ne vendin e 11 te 100 femrave me te pushtetshme ne planet.



Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

et cetera
Këtë e pëlqejnë %d blogues: