terezanews











{Shkurt 9, 2012}   Jeta bashkshortore e nje gruaje,…

   Mund të ketë dobi nga shoqërimi midis femrës dhe mashkullit. Në çfarëdo sistemi qoftë, nuk është e thënë të mos ketë dobi nga ky shoqërim. Vehen në peshojë punët se cilat janë të dobishme e cilat jo. Cila anë të peshojë, për atë anë jepet gjykimi. Po u pyet vjedhësi, ai do të thoshte – s’ka gjë më të dobishme se vjedhja.

Theksohen dy dobi nga shoqërimi i meshkujve dhe femrave:

1. Ky shoqërim gruas i sjell dituri, përvojë dhe sprovë. Dituria për jetën nuk fitohet në shkollë por në vetë jetën. Kjo mund të arrihet në një jetë të përbashkët midis gjinive. E burri do të mësojë për sjelljet e mira dhe gjentile si dhe për bukuritë e këtij shoqërimi.

2. Një shoqëim i këtillë midis dy gjinive do të nxisë kërshërinë e cila epshet e dëshirat e palëve do t’i zbusë, e kështu do të bëhet edhe edukimi seksual e nga ana tjetër do të zvogëlohet prostitucioni.

Por, një shoqërim i këtillë nuk do t’i japë gruas dituri të mjaftueshme. Detyra e gruas është që ajo të jetë nënë. E kjo gjë nuk mësohet nga mashkulli. Progresi perëndimor në planin material vyshket për shkak të shoqërimit të burrave me gra. Dhe, nëse pajtohemi se shoqërimi i gjinive ka kontribuar në diçka, dëmet janë shumë më të mëdha: degjenerimi në planin moral, rritja e kriminaliteteve të ndryshme.

Nuk mund të pranohet as ajo se jeta e përzier zvogëlon kërshërinë midis gjinive, as ajo se prostitucioni do të zhduket. Përzierja nuk zvoglon entuziazmin. Sikur t’ishte ashtu, burri nuk do të duhej të hynte në marrëdhënie me gruan e vet pas martesës. Gruaja sado që do të shoqërohet me burra, do t’i rritet epshi dhe fillon të harxhojë për veshmbathje dhe për gjëra luksoze. E kjo është një goditje financiare. Vendet e Evropës, ku më së shumti praktikohet jeta e përzier midis femrave dhe meshkujve, janë vende ku më së shumti është i zhvilluar prostitucioni. Nëse përzierja me gra, meshkujve u sjell njëfarë ftohje, njëfarë neverie, edhe kjo nuk është gjë e lavdishme. Mospasje të njëfarë tendence, ndjenje ndaj femrës, don të thotë “feminizim i tij”, rënia ose asgjësimi i burrërisë së tij. Kuptohet, edhe kjo nuk është gjë e dëshirueshme.



Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

et cetera
Këtë e pëlqejnë %d blogues: