terezanews











{Janar 19, 2012}   Keshilla per Grimin…dhe makiazhin…., Beni makiazhin sipas ngjyres se lekures


Shpesh bukuria ka pak të bëjë me gjenetikën dhe gjithçka duhet për të patur një bukuri natyrore të lindur janë disa ide kyçe për përdorimin e toneve sipas ngjyrës së lëkurës .

Shpesh bukuria ka pak të bëjë me gjenetikën dhe gjithçka duhet për të patur një bukuri natyrore të lindur janë disa ide kyçe për përdorimin e toneve sipas ngjyrës së lëkurës .

Makiazhi natyror, bën që të jesh prapë ti, por pak më e mirë. Por nëse mendoni se makiazhet natyrore janë vetëm tre nuanca të lehta të kafes, jeni të gabuar. Kjo nuk është Shpesh bukuria ka pak të bëjë me gjenetikën dhe gjithçka duhet për të patur një bukuri natyrore të lindur janë disa ide kyçe për përdorimin e toneve sipas ngjyrës së lëkurës .

Lëkurat e zbehta duken mjaft mirë me hije të kuqe, tonet në ngjyrë ulliri bëhen të gjalla me nuanca të kafes, ndërsa zeshkanet bëhen natyrore me portokallinë dhe kafen. Për një look delikat e dinamik vendosni një ngjyrë kremoze, transparente tek sytë, buzët dhe mollëzat. ngjyrë kremoze, transparente tek sytë, buzët dhe mollëzat.

Dritë hëne në mbrëmje

Për t’u dukur natyrale, por jo të shpëlarë në mbrëmje duhet të rrisni intensitetin e makiazhit tuaj. Dhe që të ndryshoni look nuk është e nevojshme të harxhoni orë të tëra. Vendosni pak ton në mollëza, pak më shumë ngjyrë përreth syve dhe një buzëkuq të lëngshëm në buzë. Bëni kujdes të theksoni qerpikët, vetullat dhe linjën e syrit. Ngjyra e fortë e buzëve është prekja e fundit për t’u dukur me shumë shkëlqim dhe të gatshëm për t’u përballur me mbrëmjen që ju pret.

Si mund të arrihet ky look?

Nëse keni lëkurë të zbehtë. Gjatë ditës. Ngjyra që këshillohet për lëkurë të zbehtë është e kuqja, por edhe kjo në tonalitete më të lehta të saj. Për ta zbutur edhe më shumë tonin e kuq në fytyrë, pas vendosjes, mund të kryhet përhapja me gishta. Një rimel i mirë voluminoz do ta fshihte lodhjen nga fytyra juaj. Guida më qartë për një look natyral, është të mendoni ngjyrat e mollëzave kur skuqeni apo të buzëve kur i kafshoni

Gjatë natës

Sytë janë në rolin kryesor mbrëmjeve, prandaj përveç vijës së sipërme që duhet theksuar me rimel ose me laps, duhet theksuar dhe vija e brendshme. Dhe pastaj një përdorim tjetër i rimelit dhe një fryrje e buzëve me më shumë buzëkuq të shndritshëm.

Nëse keni një lëkurë ngjyrë ulliri

Gjatë ditës. Kjo lloj lëkure rrezikon të duket pak e fryrë, por nëse përzihet me ngjyra të buta të kafes që hijëzon sytë dhe mollëzat, fytyra juaj do të duket e freskët e vezulluese. Gjallërojini sytë me pak rozë të lehtë, theksojini qerpikët dhe vetullat. Po të njëjtat tone përdorni edhe për buzët, por mos harroni t’i ndriçoni ato.

Gjatë natës

Vetulla të theksuara, qerpikë të trashë të zinj dhe mollëza të ndriçuara, është e gjithë armatura ekstra që ju duhet për look-un tuaj në mbrëmje. Dy deri në tre herë lyeni me të kuqin natyror buzët dhe jeni gati për të dalë.

Nëse keni lëkurë të zeshkët

Lëkura e zeshkët zbukurohet nga një spektër ngjyrash të kafes dhe portokallisë. Përhapni një ngjyrë të bronxtë të lehtë përreth syve të lyer mirë me rimel e penel. Përdorni duart për pudrën e portokalltë mbi mollëza në pjesën më të ngritur të tyre dhe e gjitha përfundon me një të buzëkuq në ngjyrë kafe me shkëlqim.

Gjatë natës

Jepini tone të zbehta mollëzave dhe pastaj mund të manovroni më lehtë me sytë e buzët. Mund të përdorni një ton sysh portokalli, një laps të zi që të theksojë formën e syrit. Rimeli përdoret dy herë, njëherë në fillim e njëherë në fund të makiazhit. Përfundoni përsëri me të kuq me shkëlqim tek buzët.

Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla per Grimin…dhe makiazhin….

Mesazh nga Vizitor prej Wed May 06, 2009 11:04 pm


Bukuria e një grimi të kombinuar

Një flok i gjatë, me trajtimin e duhur ju bën të dukeni më të bukur. Ndërsa një zbukurim i kombinuar hijeshon fytyrën tuaj.

Floku i gjatë

Kujdesi për flokun e gjatë fillon që me lyerjen. Ngjyra që preferohet më shumë në këtë periudhë është kafe me nuancat e saj si; kafe e errët, e hapur, ngjyrë çokollatë me fije “bumerak”.

Në modë është përdorimi i teknikës së nxjerrjeve të fijeve që dalin në formën e shiritave. Nuk janë më në modë fijet e shumta në të gjithë kokën por fijet e theksuara në formë shiriti që në gjuhën e parukierisë quhen “Flash”. Emërtimi vjen lidhur me kontrastin që krijojnë me pjesën tjetër të flokut. Nuancat e “bumerakut” kryesisht janë në ngjyrë, bezhë, platini, të kuqe, në ngjyrë të florinjtë.

Ky trajtim mund të bëhet në flokun e gjatë por edhe atë të shkurtër. Një formë e tillë floku shoqërohet me një truk të lehtë të nuancave të ngjyrës kafe. Moda e fundit e trukut janë ngjyra të afërta me ngjyrën e flokut.

Nëse moda është kafe edhe tualeti i syrit variron po në këtë kolor. Pjesa e nënposhtme e vetullës zakonisht bëhet në kolorin e errët të flokut, ndërsa lyerja e bishtit të syrit duhet të harmonizohet dhe të kombinohet me kolorin e fijeve- shirit.

Buzët me konturë të lehtë floriri dhe i kuqi i buzëve në ngjyrë kafe të lehtë e shkëlqyese. Për pjesën e mollëzave të faqeve, ndryshe e quajtur pjesa “ ruzh” këshillohet të përdoret krem pudër gjithnjë e kombinuar me lyerjen e buzëve dhe ngjyrën e flokut.

Floku i shkurtër

Një tjetër prerje praktike dhe që nuk kërkon kujdes maksimal është prerja e shkurtër e flokut, me shkallëzim të theksuar. Kolori mund të jetë në ngjyrën kafe, në nuanca të ndërthurura të kafes, në vishnje, në të zezë me nuancë vishnje ose blu.

Por, zakonisht aplikohen nuancat e hapura ose të errëta të ngjyrës kafe. Një prerje praktike si për vajza të moshës së re ashtu dhe për femra që janë amatore të flokut të shkurtër. Kjo prerje përshtatet në çdo veshje dhe shoqërohet me një makiazh tepër të lehtë.

Floku me onde

Ndryshe nga floku i drejtë, floku me onde, i shkurtër apo i gjatë qoftë ai, gjithmonë ka nevojë për një trajtim më të kujdesshëm. Këtë gjë ju mund ta realizoni lehtësisht dhe të bëheni profesionistë në trajtimin e tyre të përditshëm.

Në qoftë se pas lyerjes flokut i bëjmë një larje shumë të mirë dhe ky proces shoqërohet me “ Final color”, i cili duhet të përdoret gjithmonë pas lyerjes, do të shohim se floku, edhe në ditët më pas, do të ketë një ngjyrë më të qartë, më të ëmbël. Për flokun me onde këshillohet përdorimi i shkumës së flokut që i mbron nga rrezet e diellit.

Në përgjithësi për flokun e lyer, të gjatë, të shkurtër, të drejtë apo me ond, këshillohet krem flokësh që përdoret pas larjes.

Si të bëjmë një grim të bukur

Së pari mënyra e trukimit varet nga forma e fytyrës, kolori i flokëve dhe veshja. Pra, janë shumë detaje që duhet të merren parasysh përpara se të bëjmë një grim. Dhe, ajo pjesë që ka më shumë rëndësi dhe që bie më shumë në sy është syri. Për fytyrat ovale, me sy të mëdhenj në formë bajame nuk këshillohet përdorimi i grimit të thjeshtë.

Por gjithnjë përpara se të bëhet një grim duhet të kesh vendosur se cila do të jetë veshja jote. Pra, ai bëhet në këmbimin me flokun dhe veshjen.

Është tepër e rëndësishme që para të të bëjmë grim të bëhet fillimisht pastrimi i fytyrës me late- tonik. Më pas mbi fytyrën tuaj vendosni kremin. Mangësitë që dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme që mund të ndodhen në sipërfaqe, eliminohen me anë të korrektorit. Pasi bëhet korrektimi i fytyrës përdoret “Make-up” në nuancat kafe, ngjyrë bronzi si dhe në kolore më të hapura.

“Make-up” mbulon defektet e fytyrës, nofullat e dala, ballin e madh, mjekrën e gjatë. Eliminimi i tyre vjen si rezultat i dritëhijes nga përdorimi i tij. Make-up dhe pudra vendosen në të gjitha pjesët e fytyrës, edhe në buzë. Kjo krijon lehtësi në lyerjen përfundimtare, të buzëve, syrit, të “ruzh-it” të faqeve. Pra, është i nevojshëm në theksimin e tyre. Në këtë mënyrë jeni gati për të filluar me grimin.

Grimi i syrit

Fillohet me një ton të lehtë poshtë vetullës. Me nuancë të bardhë në të verdhë të lehtë. Më poshtë, në formë harku, përdorni një nuancë në ngjyrë gështenjë, me dritë-hije në të hapur. Me një penel të ujshëm kalojmë theksimin e pjesës së rrënjës së qerpikut për të vazhduar më pas me rimelimin e qerpikëve.

Mund të përdorni rimel “Mascara” me “qime” të veçanta që realizojnë zgjatjen e qerpikëve. Këshillohet të mos përdoret kthyesja e qerpikëve pasi ajo këput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet në të gjithë qerpikun dhe afër rrënjës së tyre vendoset një nuancë e kaftë.

Përdorimi i lapsit në pjesën e brendshme tregon një pamje më të zvogëluar të syrit natyral. Ndërsa vënia e tij në pjesën e jashtme realizon zmadhimin e tij.

Grimi i buzëve

Një konturë i lehtë ngjyrë të kaftë në të errët, dhe i kuqi i buzëve mund të jetë një nuancë më e çelur. I lëngshëm e me pak shkëlqim. Më pas bëhet dhe shkëlqimi i mollëzave.

Theksojmë edhe një herë që buzët, shkëlqim i mollëzave dhe kolori i flokëve bëhen në kombinim me njëra-tjetrën sigurisht të gjitha këto në përshtatje me formën e fytyrës dhe me veshjen.

Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla per Grimin…dhe makiazhin….

Mesazh nga Vizitor prej Wed May 06, 2009 11:12 pm

10 mjeshtri për super make-up Nuk ke kohë për grim të kujdesshëm make-up? Mos u brengos: këto këshilla do t’ju ndihmojnë shumë, ndërkaq ju nevojiten më pak se 5 minuta. Mëso se si të bësh sa më mirë veprimet themelore make-up.
Përgatiti: Valbona Duga
Mjeshtëria 1:
PLOTËSIMI I VETULLAVE TË RRALLA
Qëllimi:
Vetullat e theksuara ju ndihmojnë që t’i bëni sy më të theksuar.
Si të veprohet: Në qoftë se vetullat të janë të holla apo me rastin e ndukjes e ke tepruar, plotësoji me laps apo me pudër për vetulla (mund të shërbejë edhe hijesimi për sy ngjyrë të përshtatshme). Vajzat që kanë flokë të ndritshme duhet të zgjedhin nuancën e cila është pak më e errët se flokët, ndërkaq ato me flokë më të errëta – nuancë pak më të çelët. Me laps apo me brushë me maje të pjerrët, të cilën më parë e ke futur në pudër, plotësoji vetullat me disa veprime të shpejta anash, nga pjesa e brendshme drejt këndit të jashtëm të syrit. Kur të përfundosh, krihi vetullat nga poshtë-lartë (në qoftë se nuk ke brushë për vetulla, mund të përdorësh edhe brushë të vjetër dhëmbëve apo brushën e pastër të maskarasë së shpenzuar.
Koha: 1 minutë


Mjeshtëria 2:
QITJA E BAZËS NË KAPAKË TË SYVE
Qëllimi:
Shtresa e hollë e bazës e cila qitet në kapakë ndihmon që të kapakët e syve të marrin ngjyrën e tenit të lëkurës. Në të vërtetë, kapakët natyrorë mund të duken të shkëlqyeshëm, edhe në qoftë se janë nga pak të njollosur (posaçërisht në qoftë se ke ten vezullues). Përparësia është: ajo është baza e shkëlqyeshme e hijesimit do të rrëshqasë më pak.
Si të veprohet: Me gisht me kujdes qit bazën nga linjat e qerpikëve deri nën vetulla. Pastaj qit pak pudër pluhur për të forcuar bazën. Mos i harro këndet e jashtme të syve – në qoftë se i shndrit pikat e errëta, sytë do të të duken më të shkëlqyeshëm.
Koha: 30 sekonda.


Mjeshtëria 3:
PËRDORIMI I LAKUESIT TË QERPIKËVE
Qëllimi:
Qerpikët duken më të gjatë, ndërkaq sytë më të gjerë.
Si të veprohet: Lakuesin përdore në qerpikë të pastër (maskara i bën të ngjitshëm, andaj do të mund të ndukësh ndonjë qerpik, në qoftë se ngjiten për lakues). Mbështete lakuesin në rrënjë të qerpikëve, shtrëngoje 10 sekonda. Nëse dëshiron të kesh qerpikë super të lakuar, përsërite këtë veprim edhe në pjesën e mesme të qerpikëve, pastaj edhe në maje. Përfundoje me një shtresë të maskaraje.
Koha: 1 minutë.


Mjeshtëria 4:
FËRKOJI BUZËT NJËRA ME TJETRËN PAS QITJES SË KARMINIT
Qëllimi:
Ndihmon në definimin e formës së buzëve, ndërkaq nuk do të ketë linja të dukshme që mund të vërehet në qoftë se më parë ke përdorur lapsin.
Si të veprohet: Fillo nga harku i buzës së epërme (thellësinë ndërmjet dy lakoreve) dhe me veprim të shkurtër e të kujdesshëm paso skajin e buzëve deri te këndet. Në buzën e poshtme tërhiq linjën nga njëri kënd deri te tjetri.
Koha: 30 sekonda.


Mjeshtëria 5:
THEKSIMI I FAQEVE ME HIJËSIM TË SHNDRITSHËM TË VIZËLLUESHËM
Qëllimi:
I thekson sytë tuaj, i thekson faqet dhe i jep fytyrës sate freskinë.
Si të veprohet: Me brushëzën me maje sfungjeri qit hijesim pluhur (nuanca e verdhë e vizëllueshme i rri mirë secilës femër) me veprime poshtë-lart, nga maja e faqeve deri te gropat e syve. Nëse dëshiron të theksosh më shumë sytë, qit hijesim nën të dyja vetullat.
Koha: 1 minutë.


Mjeshtëria 6:
NGJYRA E BUZËVE E CILA DUKET E NATYRSHME
Gabim:
Nëse qet disa shtresa karmini dhe përdor lapsin për buzë i cili nuk i përshtatet karminit tënd.
Këshillë: Dëshiron buzë të përsosura, karminin apo shkëlqimin qite me gisht – krijon një pamje pak si të njollosur dhe natyrore. Gjithashtu kujdesu që të zgjedhësh lapsin për buzë i cili i përshtatet përsosmërisht nuancës së karminit tënd apo ngjyrës natyrore të buzëve tuaja.


Mjeshtëria 7:
TË KUQTË QË NUK DUKET ARTIFICIAL DHE ME VIJA
Gabim:
Nëse tenton “të krijosh” faqet, ndërkaq ngjyrën e qet deri te linja e rrënjëve të flokëve.
Këshillë: Të kuqtë duket më i mirë kur e qet vetëm në mollëza të faqeve. Rezultat më të mirë do të arrish me furçë me madhësi mesatare (në qoftë se furça është e madhe do të krijosh shtresa të të kuqit, në qoftë se është tepër e vogël do të bësh vetëm disa njolla). Pasi të kesh futur brushën në të kuqtë, duke shkundur me kujdes, hiq tepricën. Në qoftë se vëren në fund se në faqe ke qitur tepër të kuq, me sfungjer elimino tepricën.


Mjeshtëria 8:
VIJA PËRGJATË SYRIT

Nëse e tërheq vijën e trashë përreth syve – në fund sytë do të duken më të vegjël.
Këshillë: Vetëm ekspertët mund të krenohen me përdorimin e tushit për sy – ti më mirë zgjidh lapsin me të cilin më lehtë do të kontrollosh trashësinë e vijës. Fillo nga kapaku i epërm. Nga këndi i jashtëm i syrit tërhiq vijën në drejtim të këndit të brendshëm. Në kapakun e poshtëm qit ngjyrën në formë pikash ndërmjet qerpikëve, ndërsa në kënde pak thelloje vijën në drejtim të jashtëm.


Mjeshtëria 9:
I FSHEH GROPAT E SYVE
Gabim:
Nëse zgjedh nuancë tepër të ndritshme të korrektorit do të arrish efekt të kundërt apo nëse qet tepër, korrektori duket më i mirë kur e qet një shtresë super të hollë.
Këshilla: Zgjidh korrektorin i cili është për një grimë më i shndritshëm se ngjyra e lëkurës (apo baza) dhe që ka primesa të verdha (jo të trëndafilta|) të cilat neutralizojnë ngjyrën e kaltër të gropave të syve. Me furçë të gjerë qit një sasi të vogël korrektori nën të dy sytë. Fillo nga këndet e errëta të brendshme, ndaji në drejtim të jashtëm dhe pastaj barazoji me sfungjer të njomur kozmetik.


Mjeshtëria 10:
FORMËSIMI I VETULLAVE
Gabim:
Ndukja e tepruar apo prishja e formës së harkut.
Këshillë: Për disa minuta mbështet në vetulla një leckë të njomur me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret (lehtëson ndukjen). Shfrytëzo piskatoren me maje të pjerrët për eliminimin e qimeve të shpërndara nën vetulla, duke pasuar linjën natyrore. Mos provo të formësosh apo të krijosh harkun – forma e vetullave me të cilat ke lindur më së miri i rri fytyrës sate. Kur i nduk qimet e vetullave, i tërhiq në drejtim të rritjes së qimeve dhe përherë eliminoji një nga një që rastësisht të mos e teprosh.

Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Keshilla per Grimin…dhe makiazhin….

Mesazh nga Vizitor prej Wed May 06, 2009 11:14 pm

Makijazhi që kalon provën e nxehtësisë Temperatura të larta, diell, vapë. Dhe ju shpresoni që buzëkuqi, hijezuesi dhe krempudra të mos ju fshihen. Që makijazhi juaj të mos shkrijë, ndiqni këshillat, të cilat janë shumë të thjeshta dhe funksionojnë me të vërtetë.
Gjithçka do të ishte e përsosur nëse makijazhi juaj, sapo vjen stina e verës, shkrihet si bora në diell. Ndodh në qytet dhe gjatë rrugës shtëpi-zyrë, gjatë fundjavave në det, atëherë ku ju doni të dukeni më e bukur. Por zgjidhja ekziston. Mjafton të dini disa sekrete të vogla dhe t’i vini në praktikë.

Lëkurë pa të meta

Zgjidhja më e mirë për të pasur lëkurën si të mëndafshtë dhe të njëtrajtshme nga mëngjesi deri në darkë, është të përdorni një krem pudër diellore me filtër kundër rrezeve ultravjollcë dhe kundër ujit.
Kur jeni në plazh, refleksi i diellit mbi det i minimizon defektet dhe nxjerr në pah bukurinë e fytyrës. Dhe mjafton të përdorni pak krem pudër, që lëkura të duket e lëmuar dhe e përsosur.

Shmangni korrektorin. Në kontakt me krem pudrën kundër ujit reagon ndryshe ndaj ujit e djersës dhe mund të njollosë lëkurën.

Sytë në ton pastel

Ngjyrat e modës këtë vit janë ato të pastelit, rozë, bojë qielli, gri perlë, ju japin një pamje të freskët dhe të shndritshme. Por kur duhet të zgjidhni hijezuesin lindin dyshime. Më mirë pluhur apo krem? Për t’i rezistuar djersës apo për t’u larë në det, shumë të mirë janë lapsat e mëdhenj, që i kanë majat e buta dhe kështu që nuk gabon në lyerjen e tyre. Plotësojeni tualetin me një rimel kundër ujit. Për një shikim më joshës duhet të dendësoni dhe të lakoni qerpikët sa më shumë të jetë e mundur: sekreti është që në fillim të përdorni krëhërin e vogël për t’i ndarë. Më pas lyeni sërish me rimel. Hiqni dorë nga peneli dhe lapsi i zi. Djersa dhe banja bëjnë që ato të bien dhe të acarojnë sytë.

Buzët

Këtë verë synoni me makijazhin e syve në tonet pastel; goja bën ndryshim të vërtetë. Dhe mos harroni që në këtë rast dielli luan në favorin tuaj, nëse përdorni një produkt të shndritshëm, i bëni më mishtore dhe joshëse. Problemi i vetëm është se shkëlqyesi nuk është kundra ujit. Si pasojë duhet ta aplikoni disa herë në ditë. Atëherë veproni kështu: aplikoni një buzëkuq në tonalitet jo shumë të errët dhe për të shmangur që buzët të thahen aplikoni mbi to gjalpë kakaoje ose një shkëlqyes me efekt zbutës, të cilin këshillohet ta zgjidhni në ngjyrën e lapsit që keni konturuar buzët.

Kujdes! Mos vendosni buzëkuqin tuaj të zakonshëm, pasi substancat që e përbëjnë atë priren të shkrijnë nga vapa. Dhe ngjyra mund të hyjë në rrudhat e holla të buzës, duke prishur në këtë mënyrë formën e buzës.

Ngjyrat gjithmonë të shkëlqyeshme

Sidomos në det drita e diellit ndryshon nga ora në
orë. Dhe ndryshojnë edhe rregullat e makijazhit, sepse nga mëngjesi deri në orën 15.00 drita është në maksimumin e saj, edhe në fytyrën tuaj. Vendosni pak krem pudër dhe shumë rimel (e bën më të dukshëm hijezuesin) dhe aplikoni shumë shkëlqyes te buzët.

Pasdite kur drita bëhet më e butë forconi sasinë e hijezuesit dhe përhapni në fytyrë një krem pudër të errët me reflekse të shkëlqyeshme. Kështu do t’i jepni fytyrës një pamje të ngrohtë dhe të shkëlqyeshme.

Flokët

Për të pasur flokë të bukur edhe kur jeni me pushim, është që të kujtoheni gjithmonë t’i mbroni ato kur jeni në plazh, ose kur bëni banjë me një vaj specifik që të jetë si një barrierë ndaj rrezeve diellore.
Lajini çdo ditë për të eliminuar rërën dhe kripën. Që të mos prishen nga larjet e shpeshta, përdorni shampo delikate që të mos përmbajnë tensioaktivë.
Një herë në javë aplikoni një maskë ushqyese ose një kompresë ristrukturuese.
Për të rigjallëruar flokët e fikur nga dielli, era dhe kripa, një masazh i përditshëm është shumë i efektshëm përpara shampos. Ndikon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut në nivelin lëkuror, kufizon prodhimin e dhjamit dhe largon rrezikun e rënies së flokut. Masazhi kryhet me mollëzat e gishtave, duke ushtruar një shtypje të lehtë në lëkurë me lëvizje rrethore.

Kur të ktheheni nga pushimet

Sapo të keni mundësi shkoni te parukieri për të bërë prerjen për të gjallëruar ngjyrën dhe në shtëpi përdorni shampon dhe balsamin e duhur për flokët tuaj.
Nëse flokët tuaj janë shumë të djegur, atëherë mos përdorni xhel për fiksimin e flokëve, por vetëm shkumë. Mos përdorni as piastrën për të shtrirë flokët.
Mos i kapni bisht, gërshet apo çfarëdolloj forme që kërkon përdorimin e llastikut.
Aplikoni masa ushqyese ose kompresa përforcuese.

Po ju këshillojmë njërën që mund ta përdorni në shtëpi, e cila është shumë e përshtatshme për flokë shumë të hollë:
Grini hollë dy mollë, vendoseni masën e përftuar, hollojeni me dy lugë vaj bajameje (mund ta gjeni në çdo farmaci). Me të arritur një përbërje homogjene lyejini duke i ndarë flokët në sesione, më pas krihini me një krehër me dhëmbëza të mëdha, duke e shpërndarë mirë përzierjen në gjithë gjatësinë e flokut. Lëreni të veprojë për 30 minuta, shpëlajini me ujë të vakët dhe më pas procedoni me shampon tuaj të zakonshme.

Si të mbroni sytë nga dielli

Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejt në orët që ka më shumë dritë.
Shikimi duhet mbrojtur nga rrezet UV, duke shmangur ekspozimin në orët 11.00-16.00. duhet të
keni parasysh dritën e ekspozuar nga toka. Uji i detit për shembull fuqizon së tepërmi sasinë e rrezeve që depërton në sy.
Mos harroni asnjëherë syzet e diellit. Duhet t’i mbani gjithmonë kur jeni në ajër të pastër, edhe pse qielli është me re apo jeni poshtë çadrës. Shumica e rrezatimeve të shndritshme janë përthithur nga niveli i thjerrëzave qelqore të syve dhe mund të shkaktojnë probleme në sy.
Zgjidhni syze që i përthithin plotësisht rrezet UV.
Thjerrëzat mbrojtëse duhet të jenë në gjendje të përthithin plotësisht rrezet ultravjollcë dhe deri në 96% rrezet infra të kuqe. Përthithja totale e rrezeve infra të kuqe përbën mbrojtjen optimale, por është e pamundur për t’u realizuar, sepse do të verifikohej një shtrembërim në perceptimin e ngjyrave blu që do të shfaqet e zezë, ngjyra e verdhë do të ishte e zbehur dhe ngjyra vjollcë do të dukej e kuqe.

Kontrolloni etiketën

Është mirë të kontrolloni gjithmonë etiketën në momentin e blerjes së syzeve të diellit. Etiketat duhet të mbajnë edhe treguesin e fuqisë filtruese një një shkallë nga zero deri në katër.

Treguesi 0: tregon një fuqi filtruese zero, pra që lënë të kalojë nga 80-90% të rrezatimit të shndritshëm.
Treguesi 1: pengon 43-80% të rrezatimit të shndritshëm.
Treguesit 2 dhe 3: janë syze të këshillueshme për një ndriçim të mesëm dhe të fortë si në det për shembull gjatë verës.
Syzet me tregues 4 janë të përshtatshme në kushtet e një ndriçimi diellor të jashtëzakonshëm, për shembull në male me dëborë.

Tregoni kujdes në përzgjedhjen e skeletit

Është mirë që të mos ndiqni shumë modën në përzgjedhjen e skeletit, i cili duhet të jetë sa më shumë mbështjellës, në mënyrë që të mbulojë gjithë zonën që rrethon syrin. Ky skelet është i këshillueshëm, sidomos për në punë ose për aktivitete sportive, të cilat kërkojnë ekspozim në ajër për një kohë të gjatë. Anësoret dhe bishti i syzeve nuk duhet të jenë shumë të gjera, që të mos pengojë shikimin anash.

Vërini syzet edhe në det

Ata që pëlqejnë skitë në det ose të shëtisin me varkë, duhet të tregojnë më shumë kujdes, pasi kalojnë shumë kohë në kontakt me diellin dhe me ujin, refleksi i të cilit shton intensitetin e rrezeve ultravjollcë. Përdorimi i syzeve për ata është i domosdoshëm. Skeleti duhet të ketë një formë anatomike dhe duhet të jetë mbështjellës që të mbështetet mirë në hundë dhe në veshë për të garantuar komoditet dhe mbrojtje.

Zgjidhni syzet në ngjyrën më të përshtatshme

Ngjyra e syzeve është thelbësore. Dhembja e kokës,
të vjellat, marramendja… mund të shkaktohen pikërisht nga zgjedhja e një ngjyre jo të përshtatshme me kërkesat e të parit. Një njeri që shikon mirë duhet të zgjedhë nga ngjyra kafe te jeshilja e grija.
Miopët duhet të zgjedhin ngjyrën kafe, sepse defekti i tyre i bën të fokusojnë më mirë spektrin e dritës më të afërt me infra të kuqe. Jeshilja për ato që janë dritëgjatë ose hipermetropë, sepse në këto raste priret të fokusohet spektri i dritës më afër me atë ultravjollcë.
Syzet e sfumuara (të errëta sipër dhe të qarta në bazë) në gjyrë blu, të verdhë, të kuqe dhe lejla, nuk këshillohen, sepse nuk e filtrojnë aq sa duhet dritën e diellit.
Përpara se të zgjidhni syzet është e këshillueshme të bëni një vizitë te okulisti

Kujdes me lentet e kontaktit
Ata që mbajnë lente kontakti rrezikojnë më shumë, sepse këto janë proteza të vendosura në sy që e shtojnë thatësinë dhe mund të shkaktojnë probleme. Prandaj është mirë të mos i vendosni në plazh. Lentet UV blocking (kundër rrezeve UV) janë një mbrojtje më tepër, por efekti i tyre nuk është ende i
tillë, që të lejojë zëvendësimin prej tyre të syzeve të diellit.

Mbrojeni shikimin tuaj edhe në tavolinë
Sytë dhe shikimi mund të mbrohen edhe nëpërmjet ushqimit:
– është e këshillueshme një dietë e pasur me substanca antioksiduese (si ekstraktet e mjedhrës, vitamina A dhe E, të cilat gjenden në perimet e verdha, të kuqe e të gjelbërta, frutat e freskëta dhe vezët), substancat alkalinizuese.

Karrotat janë thelbësore për të përmirësuar shikimin në errësirë. Ato përmbajnë betakarotin, që trupi ynë e shndërron në vitaminë A. Në retinë një lloj vitamine A shërben për formimin e pigmenteve pamore. Konsumimi i frutave, spinaqit, lakrës dhe misrit, mund të përmirësojnë perceptimin pamor e të ngjyrave dhe të ulin mundësinë e humbjes së shikimit.

Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye



Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

et cetera
Këtë e pëlqejnë %d blogues: