terezanews











{Janar 19, 2012}   Femrat Sipermarrese

Sipermarres mund te jene edhe femrat edhe meshkujt, mirepo egsistojne faktore qe i dallojne dhe si te tille jane:

  • Zhvillimi teknologjik
  • Faktoret ekonomik
  • Faktoret demografik
  • Faktoret tjere

Zhvillimi Teknologjik – Teknologjite e reja mundesojne zhvillim te produkteve dhe krijojne mundesi per hapje te bizneseve te reja dhe keto teknologji bashkohore, informative apo komunikuese i zvoglojne shpenzimet ne pune. Mirepo hulumtimet tregojne se femrat sipermarrese rrale vendosin te udheheqin biznese  me teknologji te larte.

Faktoret Ekonomik – jane zhvillimi ekonomik, papunsia, niveli i zhvillimit te sektorit sherbyes, tranzacioni ekonomik etj.

Zhvillimi Ekonomik – ka rendesi per femrat sipermarrse ngaqe zhvillimi ekonomik rrit pagat te punsuarve (femrave) dhe zvoglon interesin qe te hapin biznese personale, si dhe ky zhvillim na dergon ne zhvillimin e sektorit sherbyes, ku femrat ndjehen me te sigurta ne udheheqjen e bizneseve personale.

Papunsia e madhe ne ekonomi- zvoglon sipermarrjen femrore ku ne vendet e pazhvilluara ka ekonomi te ulet dhe ska mundesi per hapje te bizneseve te reja, mirepo nga ana tjeter ndikon ne menyr inkurajuese ndaj femrave te papunsuara, te mendojne per hapje te bizneseve personale.

Sektori  i zhvilluar sherbyes- nuk karakterizohet me teknologji te larte dhe sic e cekem femrat nuk preferojne nje gje te tille. Per kete arsye ky sektor ndikon pozitivisht ne sipermarrjen femrore. Dhe sa me shum te zhvillohet ky sektor sherbyes aq me shum rritet numri i femrave sipermarrse ne ekonomi.

Faktori Demografik – jane statusi familjar i femres, mosha, arsimimi, perkatesia etnike etj. Statusi familjar ka rendesi nga femrat e pamartuara kane me shume mundesi te hapin biznese personale.

Faktore te tjere – konsiderohen pervoja e femres, statusi i pabarabarte i femrave ne krahasim me meshkujt ku jane ne pytje  mundesi per fitim te kredive nga bankat per te filluar biznes personal mungesa e diturive nga fusha menaxhmentit etj.



Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

et cetera
Këtë e pëlqejnë %d blogues: